KQZ-ja dënon dy parti me 750 euro, kjo është arsyeja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shqiptuar dy gjoba ndaj dy subjekteve politike në Kosovë, për shkak të dorëzimit me vonesë të formularëve të azhurnimit vjetor 2024.
Me 250 euro është gjobitur Partia Kosovskih Srba, e cila është vonuar pesë ditë vonesë, ndërsa Kosova Adalet Türk Partisi me 500 euro.
Kjo e fundit këtë formularë e ka dorëzuar me tetë ditë vonesë.
Në këtë mbledhje, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) paraqiti një raport lidhur me afatin e partive politike për të dorëzuar në KQZ të dhënat të përditësuara, i cili ka përfunduar më 31 janar 2024.
Sipas njoftimit, nga 50 parti politike të regjistruara në Kosovë, 46 parti politike kanë dorëzuar formularët me të dhënat e përditësuara brenda afatit; 2 parti politike të tjera me disa ditë vonesë dhe 2 parti politike nuk kanë dorëzuar ende këtë raport. /EO