KQZ-ja: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8,34 për qind e votuesve

14 shkurt 2021 | 11:48

Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë me dije se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,34 për qind, apo 87 mijë e 151 votues.

Kurse Qendrat e votimeve janë hapura në orën 7:00 dhe do të mbyllën në orën 19:00.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 794 862.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht dhe se nuk ka raportime për incidente që mund të dëmtojnë procesin zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka theksuar se qytetarët sot…