KQZ-ja: Deri në orën 11:00 kanë votuar 9.64 për qind e qytetarëve

06 tetor 2019 | 12:06

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thënë se deri në orën 11:00 kanë votuar rreth 9.64 për qind nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues.

“Ju njoftojë  se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar. Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 për qind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 përqind, nga 1 milion e 937 mijë 868 votues”, ka thënë Daka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit, përmes një komunikate për media ka njoftuar…