KQZ-ja: Deri në orën 11:00 votuan mbi 7 për qind e votuesve

14 nëntor 2021 | 11:23

Në Kosovë sot qytetarët votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave, përfshirë edhe atë të kryeqytetit, Prishtinës.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Më herët zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë të dielën se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Në konferencën e parë për media të KQZ-së, Elezi i ka ftuar qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë duke dalë për të votuar.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përmes postës 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati,…