KQZ-ja: Deri në orën 15:00 votuan 28.81 për qind e votuesve në Istog
17 dhjetor 2017
| 15:51
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e tretë lidhur me rivotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Istogut.
Më këtë rast kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë me dije se deri në orën 15:00 kanë votuar 14 160 votues apo 28.81 për qind. Ndërsa më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë patën votuar 11 827 votues apo 24.80 për qind.