KQZ-ja deri tani ka telefonuar mbi 8 mijë votues në diasporë

19 janar 2021 | 14:56

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka thënë se nuk kanë ndonjë ngecja sa i përket verifikimit të votuesve nga diaspora.

Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së, ka bërë me dije se më deri tani kanë telefonuar mbi 8 mijë votues.

“Mbi 8 mijë votues janë telefonuar. Nuk kemi ndonjë problem teknik. Do të thërrasim disa herë, derisa të marrim verifikimin”, ka thënë Ahmetaj.

Ahmetaj ka theksuar se në mbledhjen e radhës të KQZ-së, do të dalë me një raport të detajuar rreth verifikimit të votuesve.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 14 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka…