KQZ-ja dhe institucionet ligjzbatuese koordinohen për zgjedhjet e 9 shkurtit

29 janar 2025 | 15:50

Institucionet shtetërore janë vënë në lëvizje për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 9 shkurt.

Lidhur me zgjedhjet, të mërkurën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mbajt takimi në mes të drejtuesve dhe përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme për të diskutuar për përgatitjet, bashkëpunimin dhe bashkërenditjen e aktiviteteve për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, përveç kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, morën pjesë koordinatorja Nacionale për Zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Artan Abazi dhe Koordinatorja nga ky institucion, Fatime Dërmaku dhe kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zenel Leku.

Në njoftim thuhet se kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi vlerësoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në krijimin e kushteve që procesi zgjedhor të zhvillohet sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.

Drejtues dhe përfaqësuesit e institucioneve treguan për planet e tyre lidhur me angazhimin në ditën e zgjedhjeve në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në mënyrë që të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një raporti të Real Madrid Confidencial, Al-Hilal po shikon…