![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/hykmete-bajrami.jpg)
KQZ-ja duhet të rinumërojë secilën kuti nën vëzhgim të kamerave
Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se KQZ-ja duhet të marrë vendim për rinumërim të secilës kuti të votimit nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo duhet të bëhet nën vëzhgimin e kamerave dhe në transmetim “live” në televizionet nacionale.
“KQZ-ja të marrë vendim për rinumërim të secilës kuti nën vëzhgim të kamerave, në transmetim live në televizionet nacionale. Nëse nuk bëhet për kandidatët, duhet të bëhet për qytetarët”, ka thënë Bajrami, e cila sipas rezultateteve përfundimtare të KQZ-së është bërë deputete.
Reagimi i Bajramit ka ardhur pas deklarimit të kandidates së LDK-së për deputete, Lirije Kajtazi, se janë manipuluar edhe votat e saj në këto zgjedhje.