KQZ-ja e gatshme të bashkëpunojë me prokurorinë për hetim të votave
07 mars 2021
| 16:27
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka bërë me dije se pas video-incizimit të publikuar në media, ku bëhet fjalë për blerje të votave, ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se ky institucion është i gatshëm për të bashkëpunuar me prokurorin për zbardhjen e rastit.
“Menjëherë pas transmetimit në media të lajmit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me Prokurorinë e Shtetit për t’i ofruar të gjitha informacionet dhe materialet e nevojshme për hetimin dhe zbardhjen e plotë të rastit. Ju lutem që për detaje të tjera t’i drejtoheni Prokurorisë së Shtetit”, ka thënë Elezi.