KQZ-ja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nënshkruajnë memorandum mashkëpunimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
KQZ-ja ka njoftuar se ceremonia e nënshkrimit është zhvilluar në Prishtinë dhe se kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet, në funksion të rritjes së eficiencës së punës institucionale dhe modernizimit të të gjithë aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.
“Të dy institucionet bien dakord për të mbështetur njëri-tjetrin me logjistikë zgjedhore si dhe për të ndërmarrë aktivitete të ndryshme, siç janë: Organizimi i punëtorive të përbashkëta; shkëmbimin e informacionit për praktikat dhe strategjitë e ndjekura në edukimin e votuesve; shkëmbimin e informacionit lidhur me teknologjitë inovative të aplikuara me qëllim të administrimit sa më efikas të proceseve zgjedhore dhe të”.
“Gjithashtu, të dy KQZ-të do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën për pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare me ekspertizë zgjedhore si dhe në aktivitetet e organizuara prej tyre”, ka njoftuar KQZ-ja.