KQZ-ja e zgjat afatin për akreditimin e vëzhguesve nga partitë politike
16 janar 2025
| 17:03
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka zgjatur për 5 ditë afati për akreditimin e vëzhguesve nga partitë politike.
Ndonëse sipas ligjit ky proces duhet të përfundojë 25 ditë para ditës së zgjedhjeve, KQZ-ja ka marrë parasysh kërkesën e të gjitha partive politike.
Një gjë të tillë, partitë politike e kishin kërkuar të hënën, por kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kishte thënë se kjo përbën shkelje ligjore.