KQZ-ja gati për ‘referendumin’ e nesërm, në katër komunat veriore janë 46 556 votues
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka folur për procesin e votimit nesër ku do të votohet për largimin ose jo të katër kryetarëve në komunat veriore.
KQZ-ja bëri me dije se në katër komunat veriore, në listën votuese janë 46 mijë e 556 njerëz, apo 1 mijë e 461 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023.
Më 3 prill, KQZ-ja ka miratuar qendrat e votimi, ku kanë qenë 43 sosh, por pas raportimeve të Sekretariatit të KQZ-së, u bë e ditur se nga 43 qendra, 33 prej tyre, që janë shkolla, drejtorët e tyre kanë refuzuar dhënien e tyre në përdorim për procesin e votimit.
Ndërsa, Sekretari i KQZ-së, Burim Ahmetaj, bërë me dije se pas refuzimit të drejtorëve të shkollave, numri total i qendrave të votimit është 23, ndërsa janë 63 vendvotime dhe katër qendra të votimit me kusht.
Ahmetaj ka theksuar po ashtu se tashmë ka nisur edhe procesi i transportimit të materialit zgjedhor në qendrat e votimit ku pritet të fillojë nesër në ora 07:00.