KQZ-ja gjatë javës do t’i publikojë shpenzimet e partive për fushatën e zgjedhjeve lokale
22 shkurt 2022
| 16:44
Gjatë kësaj jave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet ta publikojë dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur e cila u takon zgjedhjeve lokale 202.
Kjo dosje përmban regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik, raportet e publikimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike dhe formularët e publikimit financiar për kandidatët që kanë arritur të zgjedhën. Kështu u bë me dije sot gjatë mbledhjes së KQZ-së.