KQZ-ja iu bashkohet institucioneve zgjedhore të botës për të kundërshtuar zgjedhjet presidenciale të Rusisë në rajonet e pushtuara të Ukrainës

15 mars 2024 | 15:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës i është bashkuar thirrjeve të institucioneve zgjedhore nga mbarë bota dhe organizatave të vëzhgimit të zgjedhjeve për të dënuar vendimet dhe veprimet e autoriteteve të Federatës Ruse dhe administratave të saj okupuese në lidhje me organizimin e përgatitjes dhe mbajtjes së të ashtuquajturave zgjedhje për president të Federatës Ruse më 15 – 17 mars 2024, në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës në Republikën Autonome të Krimesë, qytetin e Sevastopol, Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe rajonet Kherson.

KQZ, në njërën nga mbledhjet e kaluara është dakorduar për t’i përcjell KQZ-së së Republikës së Ukrainës një deklaratë mbështetëse, me të cilën mbështet qëndrimin e tyre të datës 23 shkurt 2024, për paligjshmërinë e organizimit të përgatitjes dhe mbajtjes së “zgjedhjeve” të presidentit të Federatës Ruse të vitit 2024 në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Në letrën dërguar kryetarit të KQZ-së së Republikës së Ukrainës, OlehDidenko, theksohet se: “KQZ e Republikës së Kosovës vlerëson se vendimet dhe veprimet e autoriteteve të Federatës Ruse si dhe të administratave të saj pushtuese në lidhje me organizimin e përgatitjes dhe mbajtjes së të ashtuquajturave zgjedhje në këto territore të pushtuara përkohësisht, cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Gjithashtu, ato tregojnë mospërfilljen e Rusisë për normat e së drejtës ndërkombëtare, parimet dhe standardet demokratike të njohura botërisht dhe të drejtat themelore të njeriut”.

Gjithashtu, KQZ-ja vlerëson se vendimet dhe veprimet e autoriteteve të Federatës Ruse si dhe të administratave të saj pushtuese në lidhje me organizimin e përgatitjes dhe mbajtjes së të ashtuquajturave zgjedhje në këto territore të pushtuara përkohësisht, cenojnë sovranitetin, integritetin territorial të Ukrainës si dhe tregojnë mospërfilljen e Rusisë për normat e së drejtës ndërkombëtare, parimet dhe standardet demokratike të njohura botërisht dhe të drejtat themelore të njeriut.

Duke i kumtuar mbështetjen, KQZ-ja e Republikës së Kosovës shpreson se në një të ardhme të afër mes dy institucioneve do të ketë bashkëpunime konkrete në fushën e zgjedhjeve.

KQZ-ja e Republikës së Kosovës është anëtar me të drejta të plota i Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Botërorë (A-WEB) ashtu si edhe KQZ e Republikës së Ukrainës.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situatë e keqe për Napolin përpara ndeshjes kundër Interit të…