KQZ-ja: Janë mbi 26 mijë vota me kusht që presin t’i nënshtrohen kontrolleve
22 tetor 2019
| 16:38
Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150. Këtë e ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150. Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, ka deklaruar Elezi.