KQZ-ja ka pranuar 8 aplikime të subjekteve politike për zgjedhjet lokale
08 gusht 2021
| 15:19
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar se deri me tani në KQZ-ja ka pranuar vetëm 8 aplikime të subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se prej tyre janë 5 iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur.
“Është duke vazhduar periudha e aplikimit të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit si dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale. Kjo periudhë përfundon më 16 gusht. Deri më tani kemi pranuar 8 aplikime të subjekteve politike, prej tyre 5 iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur”, ka deklaruar Elezi.