KQZ-ja ka pranuar aplikimet e 49 subjekteve politike

16 gusht 2021 | 14:30

Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka treguar se deri sot në ora 12: 00 ky institucion ka pranuar aplikimet nga 49 subjekte politike,  prej të cilave 14 parti politike, 18 iniciativa qytetare dhe 17 kandidatë të pavarur.

Sipas tij, numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 35 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 677 kandidatë për kuvende komunale.

“KQZ-ja është duke vazhduar të presë aplikimet nga subjektet politike. Afati përmbyllet në orën 16:00 të ditës së sotme, e hënë, 16 gusht”, ka deklaruar Elezi për gazetën “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid ka njoftuar se portieri Thibaut Courtois e ka…