KQZ-ja: Kanë mbetur pa rinumëruar edhe 504 vendvotime
20 nëntor 2019
| 17:21
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se janë rinumëruar 903 vendvotime, duke u bazuar në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
“Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për tu rinumëruar apo 35.82 për qind”, ka thënë Elezi për “Epoka e re”.
/Epoka e re/