KQZ-ja: Kemi pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora për Dragashin

06 dhjetor 2021 | 14:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri tani kanë pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora për kryetar të Komunës së Dragashit.

Lajmin e ka bërë me dije  zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Deri këtë të hënë, KQZ ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor”, ka thënë Elezi.

Në Komunën e Dragashit është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune e cila ka filluar më 29 nëntor.

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1 090 votues jashtë Kosovës të Komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Në garë janë kandidati i PDK-së, Shaban Shabani dhe ai i LDK-së, Bexhet Xheladini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, do ta zhvillojë…