KQZ-ja: Kemi pranuar vendimet e PZAP-it për rinumërim të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje me rinumërimin e 1 472 vendvotimeve dhe shpalljen të pavlefshme të votave të ardhura me postë nga Serbia.
Lajmin e kë bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 7 nëntor. Këtu kam parasysh dy vendimet që kanë të bëjnë me përjashtim nga rezultati të një pjesë të fletëvotimeve dhe për rinumërimin e 1 472 vendvotimeve. Në këto vendime ka këshillë juridike që lejon ankesën kundër këtyre vendimeve në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i obliguar të respektojë këtë afat ligjor para se të procedojë më tutje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë ashtu siç ka bërë deri më tani, pra në përputhje me vendimet që e obligojnë KQZ-në”, ka thënë Elezi.