KQZ-ja kërkon nga MSh-ja që t’i jepet prioritet vaksinimit të trupave zgjedhorë
09 shtator 2021
| 12:04
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që t’i jep prioritet dhe mundësi që të vaksinohen të gjithë personat që emërohen nga subjektet politike si anëtarë të këshillave të vendvotimeve dhe trupave të tjera zgjedhore.
Në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të enjten u bë me dije se 70 për qind e stafit permanent të angazhuar nga ky institucion në zgjedhjet lokale janë të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa me të dy dozat janë vaksinuar rreth 36 për qind, dhe sipas raportit të datës 7 shtator të pavaksinuar janë edhe 27 për qind nga stafi permanent i KQZ-së.