KQZ-ja lehtëson procesin e votimit nëpërmjet makinës kërkuese, zëvendëson dy asamblistë

20 korrik 2023 | 18:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen e 22-të për këtë vit, të kryesuar nga kryetari Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje KQZ-ja mori vendim për miratimin e projektit “Informimi i votuesve për caktimin dhe ndërrimin e qendrës së votimit”. Ky projekt ka për qëllim t’i informojë qytetarët me të drejtë vote se edhe gjatë periudhës jozgjedhore do të mund të informohen për qendrën e tyre të votimit apo edhe ta ndërrojnë qendrën e votimit brenda komunës që i takojnë. Kjo mundësi do t’u ofrohet qytetarëve me të drejtë vote duke filluar nga muaji shtator. Për këtë qëllim, KQZ do ta publikojë në uebfaqe Makinën Kërkuese, ku të gjithë votuesit do të mund të qasen përmes numrit të letërnjoftimit. Informacionet më të detajuara për këtë do të publikohen në kohën e fillimit të këtij aktiviteti.

Në vazhdim të mbledhjes -jaKQZ mori vendim për rishpalljen e konkursit për kompozimin e melodisë së përhershme të KQZ-së. Konkursi i parë ishte mbyllur më 5 qershor, por ishte pranuar vetëm një ofertë, e cila nuk ishte e mjaftueshme për ta vazhduar procesin. Melodia e KQZ-së ka për qëllim ta identifikojë institucionin dhe informatat të cilat do të publikohen në audio apo video, do të shoqërohen me këtë melodi. Konkursi do të hapet më 21 korrik dhe do të mbyllet më 21 gusht 2023.

Në fund të mbledhjes KQZ mori vendim për miratimin e kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Zubin Potok dhe Klinë. Sipas vendimit të KQZ-së, znj. Leonora Jaha Dakaj (AAK) emërohet anëtare e Kuvendit Komunal në Klinë, duke zëvendësuar z. Shemsedin Berisha, ndërsa, z. Shaban Deliu (LV) emërohet anëtar i Kuvendit Komunal në Zubin Potok, duke e zëvendësuar z. Sefer Veseli (PDK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka zgjedhur kapitenin e ri të skuadrës, pasi…