KQZ-ja mban mbledhje, pritet zëvendësimi i Vjosa Osmanit
07 prill 2021
| 12:34
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të vendoset për zëvendësimin e Vjosa Osmanit në pozitën e deputetes, pasi kjo e fundit është zgjedhur presidente.
“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 7 prill, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës”, ka njoftuar KQZ-ja.