KQZ-ja mban mbledhjen e parë, Rafet Rama merr mandatin e deputetit
28 mars 2019
| 13:20
Pas emërimit të tetë anëtarëve të rinj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e parë në përbërje të re, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Në fillim të takimit kryetarja e KQZ-së ka përgëzuar tetë anëtarët e rinj për mandatin e tyre dhe u dëshiroi sukses në përmbushjen e detyrës së re.
Në pikën e parë të rendit të ditës, KQZ-ja mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2019.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja mori vendim për rekomandimin për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas këtij vendimi, Nezir Çoçaj zëvendësohet me kandidatin e radhës, Rafet Rama.
/Epoka e re/