KQZ-ja mblidhet nesër, në rend dite miratimi i listës së qendrave të votimit
13 prill 2023
| 16:59
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër (e premte) do të mbajë mbledhje duke nisur nga ora 13:30.
Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbahet të premten, më 14 prill, me fillim në orën 13:30. Në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit”, ka thënë Elezi.
Në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i qendrave të votimit në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.