KQZ-ja mblidhet të shtunën, ja çfarë do të diskutohet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën pritet që të mbajë mbledhjen e radhës ku do të diskutohen disa pika.
Kjo është bërë e ditur nga KQZ përmes një komunikate për media, përcjell Demokracia.com.
Këto janë pikat që do të diskutohen:
Nesër (e shtunë, 23 tetor, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
1. Hyrje – z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së:
– Raport nga QNR-ja.
3. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:
– Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për distinktivë të vëzhguesve të subjekteve politike dhe entiteteve për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit 2021.
4. Këshilli për Operacione Zgjedhore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përfaqësimin në këshilla të vendvotimit për subjektet politike që garojnë për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021.
5. Të ndryshme;