KQZ-ja me fushatën për edukimin dhe informimin e votusve të rinj: Zëri yt, vota jote!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me fushatën informuese dhe edukuese për të rinjtë të cilët mund të jenë votues për herë të parë në procesin e ardhshëm zgjedhor.
Gjatë ditëve të fundit, KQZ takoi të rinjtë nga komunat Ferizaj, Skenderaj, Klinë, Deçan, Hani i Elezit dhe Viti, për t’i informuar lidhur me aspekte të ndryshme për procesin zgjedhor në Republikën e Kosovës.
Kush ka të drejtë vote? Kush garon në zgjedhje? Pse duhet të votosh? Çka është vota? – janë vetëm disa nga pyetjet me përgjigjet e të cilave po informohen të rinjtë gjatë fushatës edukuese dhe informuese: Vota jote, zëri yt!
Deri më tani, ligjëratat dhe takimet e tilla janë mbajtur në komunat tjera, si: Prishtinë, Prizren, Gllogoc, Gjilan, Istog, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Shtime, Novëbërd, Gracanicë. Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Shtërpcë dhe Junik.