KQZ-ja merr vendim për rinumërimin e këtyre votave
08 mars 2021
| 14:30
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim për numërimin e votave me kusht dhe atyre të diasporës për kandidatët e AAK-së.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga evidence rezulton se personi në fjalë ka qenë i angazhuar në numërimin e disa votave me kusht dhe atyre me postë, raporton “EO”.
KQZ-ja ka shkuar edhe më tej, pasi ka mbështetur rekomandimin e QNR-së për të rinumëruar edhe 7 vendvotime gjatë numërimit në të cilat ka qenë i angazhuar personi që përmendet në videon e transmetuar nga mediet.