KQZ-ja merr vendim të rinumërohen edhe tri vendvotime
25 tetor 2019
| 12:32
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar rreth procesit zgjedhor.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja ka marrë vendim që të rinumërohen edhe tri vendvotime, dy në Podujevë dhe një në Prizren. Ndërkaq, një tjetër në Runik të Skenderajt, mbetet në shqyrtim.