KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit
13 janar 2021
| 15:29
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot listën e qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për gazetën se do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit.
“KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt. Do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit që do të hapen në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.