KQZ-ja miratoi masat kundër Covid për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve

17 nëntor 2020 | 17:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur një mbledhje të martën, e cila është kryesuar nga Eshref Vishi.

Në këtë mbledhje, në kuadër të përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, KQZ-ja ka marrë vendim për miratimin e udhëzimit administrativ për masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit me Covid-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve.

Ky vendim i KQZ-së është miratuar pas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Qëllimi i këtij udhëzimi është: përcaktimi i masave mbrojtëse për parandalimin e infektimit me Covid-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në hapësirat ku mbahen zgjedhjet, përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime, dhe përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë dorëzimit dhe pranimit të materialit zgjedhor.

Udhëzimin në fjalë mund ta lexoni këtu: https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2020/11/1154-2020-Vendim-per-miratimin-e-udhezimit-adm-nr-03-2020_17-11-2020_1.pdf

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla,…