KQZ-ja miratoi sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit
04 shkurt 2021
| 23:59
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar sloganin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021.
“Voto për Kuvendin e Kosovës”, do të jetë slogani i KQZ-së për këto zgjedhje.
Ndërsa dizajni i kësaj logoje pritet të ndryshohet pas disa kërkesave që patën anëtarët e KQZ-së e për të cilat u pajtuan të gjithë.
Anëtarët e KQZ-së u pajtuan edhe për dizajnin e fletëvotimit.