KQZ-ja miraton fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit, përfshihet edhe Lista Serbe

08 janar 2025 | 15:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e dytë në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje KQZ miratoi dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Gjithashtu, KQZ miratoi edhe broshurën me listën e emrave të të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjesti mbrëmë (e martë) i është bashkuar shtëpisë më të…