KQZ-ja miraton ndryshimin e formatit të kabinave të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marr vendim të premten që të miratohen specifikat e kabinave, sidomos për personat me aftësi të kufizuara.
Në mbledhjen e KQZ-së është miratuar edhe vendimi për largimin e sprejit e që do të përdoren ngjyra matrikuluese gjatë zgjedhjeve të ardhshme.
“Kemi marrë parasysh rekomandimet dhe të vëzhguesve ndërkombëtar dhe atyre vendor gjatë proceseve të kaluara lidhur me kabinat e votimit, për përshtatshmërinë e tyre për personat me aftësi të kufizuara”.
“Ne kemi shqyrtuar disa modele dhe disa lloje materialit që përdoret. Ka qenë e domosdoshme që specifikat e kabinës së votimit të përdorën për disa procese zgjedhore, ky material duhet të ruhen në depot e komunave përkatëse e pastaj të kthehen ne depo të KQZ-së gjë që do të kursente buxhetin e shtetit dhe të KQZ-së. Këto specifikat janë konform që kemi pas si Këshillë i operacioneve ligjore”, ka thënë anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani.
Ndërsa anëtari tjetër i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka treguar përshtatshmëritë e kabinave të reja.
“Kabina në formatin është e përshtatshme për vendosjen në tavolina në qendra votimit për dallim prej herëve tjera ky dimension është me i gjerë dhe me i gjatë, zë hapësirë në të gjitha dimension me ndërvepruar edhe më mirë baza saj është tavolina e shkollës”, ka thënë Krasniqi.