KQZ-ja miraton Planin operacional për zgjedhjet në veri
10 prill 2019
| 16:24
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar Planin operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovica e Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019.
Ky plan parasheh të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar disa kërkesa për zëvendësimin e anëtarëve të kuvendeve komunale nga komunat: Prizren, Deçan dhe Mitrovicë e Veriut.
/Epoka e re/