KQZ-ja miraton Rregulloren për fushatën zgjedhore, monitorimin dhe deklarimin financiar
15 gusht 2024
| 12:50
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar të enjten Rregulloren Zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar.
Kjo rregullore është votuar me 8 vota për, ndërsa është përditësuar neni 7 i saj, për materialet e fushatës së zgjedhjeve, ku është shtuar se do të “ndalohet vendosja e materialit nga subjektet politike në ndërtesa apo objekte të banimit pa pëlqimin e banorëve dhe pa kontraktim”.
Rregullorja është pjesë e akteve nënligjore të harmonizuara me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, i miratuar nga Kuvendi në vitin 2023, e cila përcakton rregullat dhe monitorimin e fushatës së zgjedhjeve, procedurat për kufizimin e shpenzimeve dhe deklarimin financiar për fushatën e zgjedhjeve. /EO