KQZ-ja miraton rregulloren për votimin nga jashtë Kosovës
23 korrik 2024
| 15:02
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi rregulloren për regjistrimin dhe votimin nga jashtë Kosovës.
Sipas KQZ-së, kjo rregullore përcakton mënyrën e regjistrimit për të votuar nga jashtë Kosovës, pranimin dhe evidentimin e dërgesave postare.
Gjithashtu procedimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të pranuara përmes postës dhe platformës elektronike, procesin e konfirmimit dhe kundërshtimit, votimin përmes postës, vlerësimin e dërgesave postare të pranuara përmes postës dhe votimin në përfaqësi diplomatike, raporton EO.
Rregullorja nr. 17/2024 e cila u miratua është nga më të rëndësishmet të procesit zgjedhor.