KQZ-ja ndan mbi 233 mijë euro për organizimin e votimit të 21 prillit në veri
11 mars 2024
| 15:07
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar të hënën buxhetin për organizimin e procesit që do të mbahet më 21 prill.
Buxheti i planifikuar është 233 mijë e 204 euro. Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Gjithashtu, në këtë mbledhje KQZ shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233 204 euro”, ka thënë Elezi.