KQZ-ja në orën 17:00 mban konferencë për medie

18 shkurt 2025 | 13:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot (e martë) konferencë për medie në sallën e sporteve “1 Tetori”.

Në njoftim është thënë se aty pritet të paraqitet progresin e numërimit të vendvotimeve dhe verifikimin e pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës përmes postës.

KQZ-ja ka treguar se kjo konferencë pritet të mbahet në ora 17:00.

“Ju njoftoj se sot (e martë, 18 shkurt 2025, ora 17:00) në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Prishtinës, në sallën e sporteve ‘1 Tetori’ do të mbajë konferencë për medie për të paraqitur progresin e numërimit të vendvotimeve dhe verifikimin e pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës përmes postës”, ka njoftuar KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin e…