KQZ-ja: Në Podujevë votuan 40.51% e votuesve, në Mitrovicë të Veriut 39.14 %
29 nëntor 2020
| 19:56
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë të dielën se procesi zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut ka kaluar pa probleme.
Pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, Daka ka thënë se gjatë tërë ditës janë raportuar vetëm gjashtë incidente të vogla gjatë ditës, të cilat sipas saj nuk cenojnë integritetin e zgjedhjeve, raporton “Epoka e re”.
Daka mes tjerash ka njoftuar se në Podujevë, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 40.51 për qind e votuesve, apo 35,400 persona.
Në Mitrovicë të Veriut ndërkaq, është thënë se kanë votuar 39.14 për qind e votuesve apo 9,124 persona.
Shpallja e rezultateve pritet të bëhet rreth orës 21:00.