KQZ-ja në pritje të vendimit të Supremes për të shpall rezultatet përfundimtare

13 mars 2025 | 15:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesën e PDAK-LpB për të shpallur rezultatet përfundimtare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për “Ekonomia Online” se pritja e vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesën e PDAK-LpB për të shpallur rezultatet përfundimtare është në përputhje me ligjin.

“Për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e përcaktuar me ligj. Aktualisht, KQZ është duke pritur vendimin nga Gjykata Supreme lidhur me ankesën e një subjekti politik të certifikuar. Para se të thërrasë mbledhjen për shpalljen e rezultateve, KQZ-ja do të sigurohet për konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme për të parë nëse ka ndonjë ankesë të pazgjidhur dhe nëse mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Komunës së Podujevës ka miratuar propozimin-vendimin për caktimin…