KQZ-ja në Shqipëri miraton rezultatin për zgjedhjet e 6 marsit
Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit. Ku vetëm bashkia e Shkodrës u fitua nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” dhe 5 bashkitë e tjera u fituan nga partia Socialiste.
Në zgjedhjet e pjeshme lokale të cilat u zhvilluar për 6 bashki të cilat nuk kishin kryetar të zgjedhur, pjesëmarrja ishte tepër e ulët duke mos kaluar as 30% të shtetasve me të drejtë vote.
Ndërsa nga palët politike që morën pjesë në këto zgjedhje, aludimet ishin të shumta lidhur me manipulimin e mundshëm të rezultatit, por në përfundim u shënuan vetëm dy kallëzime penale në SPAK të bëra nga PD për moslejimin e komisionerëve të tyre në bashkinë e Vorës gjatë votimeve.

Bashkitë u ndanë si më poshtë sa i përket votave për kandidatët e forcave politike pjesëmarrëse:
Bashkia e Durrësit, kryetare, Emirjana Sako, PS
Bashkia e Shkodrës, kryetar, Bardh Spahia, “Shtëpia e Lirisë”
Bashkia e Dibrës, kryetar, Rrahim Spahiu, PS
Bashkia e Rrogozhinës, Edison Memolla, PS
Bashkia e Vorës, kryetar, Blerim Shera, PS
Bashkia e Lushnjës, kryetare, Eriselda Sefa, PS