
KQZ-ja në Shqipëri regjistron për zgjedhjet e 11 majit partinë e re të Luzim Bashës, me kryetar Endri Hasën
03 mars 2025
| 15:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri e ka regjistruar për zgjedhjet e 11 majit partinë e re të ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por me kryetar Endri Hasën.
Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja, ka regjistruar në zgjedhje partinë politike “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën, si dhe partinë “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”, me kryetar, Kristo Kiço.
“Vendosim regjistrimin e partisë politike ‘Minoriteti etnik grek për të ardhmen’, me kryetar, Kristo Kiço, dhe regjistrimin e Partisë politike ‘Koalicioni Euroatlantik’, me kryetar Endri Hasën, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, ka thënë kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi. /Panorama