KQZ-ja nesër shqyrton rekomandimin për zëvendësimin e deputetëve që janë bërë ministra
06 shkurt 2020
| 13:55
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër (e premte) do të mbajë mbledhjen e parë që nga emërimi i anëtarëve të rinj, të cilët janë betuar sot para Presidentit të Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se në mbledhjen e këtij komisioni do të shqyrtohet rekomandimi i kandidatëve të radhës për zëvendësimin e deputetëve të cilët janë bërë ministra.
“Pesë kandidatë janë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, po kaq nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe një nga Nova Demokrastka Stranka”, ka thënë Elezi.