KQZ-ja nis nga ora 16:00 numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në këto katër komuna

11 shkurt 2025 | 12:37

Nga ora 16:00 e pasdites Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nis numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në qendrat komunale të numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin e…