KQZ-ja nis verifikimin e votave me postë

09 shkurt 2025 | 14:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nis verifikimin e votave përmes postës.

Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara.

Derisa, numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.

Edhe procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja, të cilët do të njoftohen me kohë.Po ashtu Komisioni Qendror, gjatë ditës ka filluar edhe procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës që deri me tani kanë arritur në këtë institucion.

Qëllimi i verifikimi është për të parë nëse pakot me fletëvotime janë dërguar nga votues të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca ka folur pas eliminimit të…