KQZ-ja njofton: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit

09 shkurt 2025 | 08:25

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për medie, ka thënë se në të gjitha qendrat e votimit ka nisur procesi i votimit.

“Në orët e hershme dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor. Duke u mbështetur në informacionet deri më tani, në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, pra në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt në këto qendra të votimit, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë”, ka thënë ai.

Ai shtoi se numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 1,970,944 votues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe,…