KQZ-ja nuk është dashur ta financojë Listën Serbe
Më 21 prill do të mbahet votimi në katër komunat veriore për largimin e kryetarëve aktualë.
KQZ-ja ka marrë këtë vendim.
Ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu, thotë se ekziston mundësia të kthehen sërish serbët në komuna.
Ai tha për Front Online se KQZ në vend se ta çregjistrojë si parti Listën Serbe, e financoi 300 mijë euro.
“Ekziston mundësia, e rrezik nuk është që serbët të kthehen sërish në komunat veriore. KQZ e financoi Listën Serbë në vend se ta diskutoj çështjen dhe bazën ligjore dhe ka pasur mjaft elemente për ta çregjistruar si parti politike por i dhanë 200-300 mijë euro. Veprim i subjektit politik i cili është toksik në kuptimin elektoral, demokratik e politik është helmues, rrënues në aspektin e veprimit nuk vepron në hapësirën ligjore që ka por kundërtën e saj”, theksoi Baraliu.
Baraliu thotë se mundësia si parti të veprojë Listës Serbe nuk është dashur t’i jepet.
Ai tha se nga frika e ndërkombëtarëve po tolerohen disa gjëra.
“Ata që dalin dhe e përbëjnë shumicën dhe votojnë dhe nuk është e habitur që votohen, por mundësia Listës Serbe nuk është dashur t’i jepet. Ndërkombëtarëve po i frikohen këto institucionet tona, frikës ndaj tyre po tolerojnë gjëra që nuk tolerohen”, ka përfunduar Baraliu.
Në mbledhjen e së hënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin për organizimin e procesit që do të mbahet më 21 prill.
Buxheti i planifikuar është 233 mijë e 204 euro.