KQZ-ja: Nuk kemi organizuar asnjë sondazh

05 shkurt 2021 | 15:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar lidhur me disa sondazhe që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe në të cilat është thënë se po organizohen nga ky institucion.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se ky institucion asnjëherë nuk ka organizuar sondazhe sa i përket rezultateve të subjekte politike në zgjedhje.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se janë të pavërteta sondazhet të cilat po qarkullojnë nëpër rrjete sociale si të organizuara nga KQZ-ja. Nuk është aspak e vërtetë që KQZ-ja ka organizuar ndonjë sondazh të çfarëdo natyre. Gjithashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos japin të dhënat e tyre që u kërkohen, sepse ato mund të keqpërdoren”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate në listën e saj për deputetë në zgjedhjet…