![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/qnr.jpg)
KQZ-ja: Numërimi po bëhet në 26 Qendra Komunale
13 shkurt 2025
| 18:48
Gjatë ditës së sotme ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri, ndërkaq gjatë pasdites ka filluar numërimi edhe në qendrat tjera në komunat Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.
“Deri më tani, më 11 dhe 12 shkurt, procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime ka filluar në QKN-të e komunave: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skenderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit”, ka njoftuar KQZ.